Dy garuese, dy të arta. – Ky është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi ynë i xhudos në Grand Prixin, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sot, Loriana Kuka u ngjit në podium, duke fituar të artën në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Garuesja jonë në finale mposhti Kliema Antomarchi të Kubës, falë dy ‘waz-ari’. Antomarchi, dy vjet më parë ishte medaliste e bronztë në botërorin e Budapestit.
Në përgjithësi, Loriana fitoi katër luftëra. Medalja e artë i sjell asaj 700 pikë të reja për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Dy ditë më parë, Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin tjetër madhështor të ekipit tonë të xhudos, në krye me trajnerin kampion Olimpik, Driton Kuka.