Kosova lë pas këto vende në shpejtësinë e internetit

0
47

Speedtest Global Index ka publikuar listën e vendeve me shpejtësi të internetit më të lartë. E në këtë listë, Kosova lë prapa kontinentin e Australisë, si dhe Serbinë.

Shpejtësia e internetit në Australi llogaritet të jetë vetëm 33.28 megabit për sekond (Mbps). Për këtë gjë, Kosova është radhitur para këtij vendi.

Raporti i Speedtest Global Index për muajin janar, ka zbuluar se Kosova e ka shpejtësinë e internetit 37.37 megabit për sekondë, vlerë kjo më e lartë se sa ajo e Australisë dhe Serbisë.

Mirëpo përveç kontinentit mjaftë të zhvilluar të Australisë, në këtë listë më ulët se Kosova gjenden edhe Katari e Mali i Zi.

Serbia ka 36.15 megabit për sekondë shpejtësi të internetit, 34.30 Katari dhe 34.08 Mali i Zi.

Ndërkohë, mediat e huaja po e konsiderojnë një gjë të tillë si fakt interesant, duke krahasuar Australinë me Kosovën, e cila është ende vend në zhvillim./Metro/OxygenPress.info