Fillon Frankofonia në Kosovë

0
141

Është bërë hapja zyrtare e “Javës së Frankofonisë” në Kosovë e cila mbahet prej datës 5 deri më 31 mars, dhe është organizuar nga ambasada e Francës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, si dhe përfaqësitë tjera diplomatike në Kosovë, përcjell OxygenPress.

Në ceremoninë e hapjës që u bë të marten, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija Deva shprehu falënderimin dhe konsideratën për organizimin në fjalë duke e vlerësuar si një program i cili do të ndikojë në forcimin e partneritetit mes kulturës dhe shoqërisë kosovare me ato frankofone, njofton MKRS.

Ajo shpjegoi se në përkrahje të kësaj jave, MKRS-ja ka ka nënshkruar edhe një Memorandum të Mirëkuptimit me Aleancën Franceze, me qellim te përkrahjes financiare të këtyre aktiviteteve.

“Jemi krenarë që Kosova ka fituar statusin e anëtarit të asociuar në organizatën e Frankofonisë, dhe shpresojmë që shumë shpejtë të bëhemi edhe anëtare me të drejta të plota pranë kësaj organizate. Përmes avancimit të këtij statusi të anëtarësimit në Frankofoni, Kosova do të ketë mundësi më të mëdha për të reflektuar vlerat e saja kulturore, standardet dhe praktikat më të mira të bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka thënë Bakija-Deva.

Të pranishëm ishin edhe ambasadorin i Francës në Kosovë Didier Chabert, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, Shefi i zyrës Belge Jean-Lois Servais, si dhe Albert Prenkaj drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një konference për media./OxygenPress.info