Grand Prix i Formula Elektrike në 2020

0
37

Grand Prix i makinave njëvendëshe të Formula Elektrike do të organizohet në Londër në 2020, njoftuan sot organizatorët e këtij kampionati.

‘’Çdo disiplinë e sporteve mekanike ëndërron të zhvillojë një garë në Londër. Ishte dëshira jonë prej shumë kohësh dhe jemi të kënaqur se kemi gjetur një pistë të re në Londër’’, konfirmoi në një komunikatë, Alejandro Agag, president-themelues i kampionatit të Formula Elektrike.

Ky kampionat ekziston që nga 2014 dhe numëron aktualisht 13 gara që janë zhvilluar më qytete si Marrakeshi, Meksiko Siti, Hong-Kong, Romë, Paris, Monako, Berlin dhe Nju Jork.

”Itinerari i planifikuar në Londër do të mbahet në qendër e konventës ExCel dhe do të ketë një gjatësi të përgjithshme prej 2,4 kilometra me 23 kthesa”, sqaruan organizatorët e kampionatit./atsh