Mbrojtësi brazilian i ekipit të “Atletikos së Madridit” duket se është shumë larg rinovimit me klubin e tij aktual.
Është spanjollja “El Mundo Deportivo” e cila hedh dyshime rreth rinovimit të mbrojtësit brazilian me “Atletikon”, dhe shkak për këtë sipas saj është ekipi i “Barcelonës”.
Mosrinovimi me klubin bën që lojtari të dalë në ankand dhe në qershor i skadon kontrata me klubin madrilen.
Marrëveshja me 33-vjeçarin shihet si goditje e madhe nga ana e “Barcelonës”, e cila do të përfitonte shumë nga eksperienca e Luis. /ATSH/OxygenPress.info