Ngjarjet më të rëndësishme të datës 30 janar

0
54

1835 – Atentati i parë kundër një presidenti të Shteteve të Bashkuara; Richard Laërence përpiqet të vrasë presidentin Andreë Jackson në Dhomën e Përfaqësuesve, por u kap nga disa kongresmenë.

1925 – Qeveria e Turqisë dëbon nga Stambolli Patriarkun Konstandin VI, vetëm 43 ditë pasi ishte zgjedhur në këtë post. Pas kësaj, Konstadini mërgon në Greqi dhe jep dorëheqjen nga kreu i Patriarkanës.

1933 – Adolf Hitler bën betimin si kancelar i Gjermanisë – “Unë do ta përdor fuqinë time për mirëqenien e popullit gjerman…”, u betua ai me dorën mbi kushtetutë, dhe kur me sy të përlotur doli nga pallati presidencial si kancelar i ri, nazistët dhe simpatizantët e tij të mbledhur shpërthyen në brohoritje: “U krye!”, bërtiti Hitleri – dhe vetëm nazistët e dinin se çfarë donte të thoshte. Brenda disa javësh, Hitleri do të bëhej diktator absolut i Gjermanisë dhe vuri në lëvizje ngjarje që do të rezultonin në Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e gati 50 milionë njerëzve përmes luftimeve ose asgjësimit të qëllimshëm.

1908 – Mahatma Gandi lirohet nga burgu në Afrikën e Jugut (në atë kohë koloni britanike). Ai ishte dënuar me 2 muaj burgim për mosbindje civile. Po më 30 janar, 40 vjet më vonë, Gandi, udhëheqësi politik dhe shpirtëror indian, do të vritej në Nju Delhi nga një ekstremist hindu.

1951 – Ethet e kuqe: Belgjika refuzon të lejojë komunistët për të mbajtur fjalime në radio.