Moti për ditët në vazhdim

0
33

Mëngjesi i sotëm është me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërkohë që në ultësira ka mundësi për mjegull.

Gjatë ditës vransira dhe intervale me diell, njofton Prishtina Weather.

Ditën e enjte në mëngjes reshje të dobëta shiu dhe bore, në disa vende shi i akullt. E ditën vransira dhe intervale me diell.

Ndërsa për ditën e parë të muajit shkurt, parashihen kryesisht vransira, kohë pas kohe mundësi për reshje të dobëta. Në mëngjes borë dhe shi, e gjatë ditës riga lokale shiu./OxygenPress.info