Bahtiri tregon planin e Amerikës për Mitrovicën

0
36

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës thotë se këtë vit do të ndodh bashkimi i Mitrovicës.

“Nuk ka shanse me pengu këtë, jemi duke punuar shumë me të gjithë. Te shohim kush është ai deputet që e ka një pikë gjaku shqiptar e nuk e voton bashkimin e Mitrovicës. Për vetëm 5 ditë kemi marr rreth 17 mijë nënshkrime për peticionin. Kur Kuvendi voton është ndryshe, qysh kanë dit ta ndajnë edhe le ta bashkojnë”, ka thënë ai, raporton oxygenpress.info

Ai ka rikujtuar fjalën e tij: Kthimi i Isa Boletinit në Mitrovicë është pararojë e veriut.

“Tash e kuptojnë shpejt se çka kam thënë. Boletini është në komunën e Zveçanit, dhe Isa Boletini qëndron atje ku sundojnë serbët e që është një pararojë e fuqishme. Është një projekt i madh amerikan, pavarësisht qysh do të vjen situata, Isa Boletini dhe çdo shqiptarë që është në pjesë e veriut. (pyetja: a ke marr ndonjë garanci nga amerikanët?) PO”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se tashmë është momenti që të gjithë kanë me i hequr maskat, por që Mitrovica do të bashkohet./ OxygenPress.info