Agim Bahtiri tregon për një përplasje që kishte me Goran Rakiqin

0
205

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar se e ka një fotografi me Shakiran, që e ka bërë pas negociatave për ta sjell atë në Mitrovicë, për një koncert në hapjen e urës së këtij qyteti.

Ai thotë se në një takim me kryetarin e veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq në zyrën e Natalia Apostolovës, ishin ngritur tensionet meqë kishte dështuar hapja e urës, raporton Oxygenpress.info

“Jemi ardhur deri te momenti kur jemi qu të dytë në këmbë. Nuk jam tut hiq”, tha ai.

Thotë se me ndihmën e dikujt (nuk tregon emrin) kanë tentuar që të sjellin Shakiran në Mitrovicë, që me apelin e saj, të ftoj të gjithë për bashkimin e Mitrovicës.

“Mendoja që do të ishte e mirë si ide, ndërkohë i kishte 10 propozime se këtë ftoja. Por ndodhi çfarë ndodhi me pjesën e veriut, ku kryetarët kanë dhënë dorëheqje, e ajo pjesë menaxhohet nga strukturat ilegale të Serbisë e ajo nuk mund të vjen pa siguri të plotë të shtetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bahtiri.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se nisma e tij për bashkimin e qytetit nuk do të realizohet./OxygenPress.info