Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
“E arta e Kombit! Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindes!I lumtur shumë me performansën e saj”, ka shkruar trajneri Driton Kuka, në facebook.
Me këtë medalje, Majlinda Kelmendi ka edhe 700 pikë olimpike më shumë, për Lojëtat Olimpike Tokyo 2020.
Majlinda e artë, mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram.
Nesër në Tel Aviv, garon Loriana Kuka./OxygenPress.info