Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës mund të shihni realitetin në të cilin po jetojmë

0
59

Sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës mund të shihni reprizën e shfaqjes “KALIGULA” me regji nga Kushtrim Koliqi, transmeton OxygenPress.

Shfaqja vjen si reagim ndaj realitetit kosovar, për pabarazinë dhe anomalitë e ndryshme po mbysin shoqërinë kosovare.

Shfaqja flet për një princ relativisht të dashur në fillimet e mbretërimit. Pas vdekjes së të dashurës së tij, Drusilës, ai kupton se bota nuk është e kënaqshme. Prej këtij çasti, i pushtuar nga ideja e së pamundurës, i helmuar nga përbuzja, ai tenton përmes vrasjeve sistematike të ushtrojë një liri që në fund zbulon se është e gabuar.

Ju që ende nuk e keni parë, për të zbuluar më tepër, vizitoni Teatrin Kombëtar në Prishtinë, sonte prej ores 20:00.

Drama “Kaligula” është një kryevepër e artit teatral, që është jetësuar ndër vite në skenat më të njohura teatrale.

Për herë të parë është shkruar në vitin 1938, e u botua në vitin 1945./OxygenPress.info