Faqet qeveritare të internetit në rrezik nga hakerat

0
37

Mbyllja e përkohshme e qeverisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ditën e saj të 24-të, gjithashtu do të ndikonte në sigurinë informatike të disa rrjeteve të qeverisë.

Në fakt, nga Departamenti amerikan i Drejtësisë deri te NASA, për dhjetëra portale çertifikata e sigurisë ka skaduar dhe hakerat mund të hyjnë nëpër platformat e qeverisë dhe t’i përdorin ato.

Ky lajm vjen nga shoqëria britanike Netcraft, që merret me sigurinë. Nëse mbyllja vazhdon, gjithnjë e më shumë certifikata sigurie do të përfundojnë, pasi ka nevojë për punonjës që duhet t’i rinovojnë ato.

“Ka mundësi reale për të minuar sigurinë e qytetarëve amerikanë,” thotë studiuesi i Netcraft-it, Paul Mutton.

Certifikatat e sigurisë, të cilat përdorin një çelës kriptografik për të verifikuar që një faqe është e ligjshme, janë mjetet vendimtare për funksionimin e sigurt të rrjetit./Atsh