“Real Madrid” kërkon mbrojtësin e Portos

0
33

Pasi arriti të siguronte shërbimet e Brahim Diaz, Florentino Perez është hedhur në sulm për një qendërmbrojtës.

Mbrojtësi Eder Militaos, është objektivi kryesor i Los Blancos.

20-vjeçari brazilian është pjesë e Portos, luan në qendrën e mbrojtjes, bën mirë rolin e mbrojtësit të djathtë dhe në momente të nevojshme luan mirë dhe në pozicionin para mbrojtjes.

Braziliani ka kontratë me Porton deri në vitin 2023, ndërsa Militao, ka një klauzolë prej 42 milionë eurosh.

Reali është gati të paguajë dhe të mbyllë bisedimet, pasi në fund të sezonit klauzola e lojtarit kalon në 50 milionë euro./ATSH/OxygenPress.info