Zbulohet faltorja e vjetër 1 mijë vjet

0
33

Arkeologët kanë zbuluar në veri të Perusë një faltore që daton më shumë se një mijë vjet, ku gjendeshin kufomat e 18 qenieve njerëzore dhe disa lamave, njoftoi media peruane.

“Ky varr ceremonial, në formë d-je, u zbulua në faltoren Santa Rosa, që është ndërtuar mes viteve 800 dhe 900 pas Krishtit, në provincën e Çiklajos në rajonin e Lambajekës”, sipas përgjegjësit të ekipit të studiuesve, Edgar Bracamonte, i cituar nga agjencia zyrtare peruane e lajmeve, Andina.

“Ky zbulim lidhet me arkitekturën ceremoniale dhe politike të kulturës Huari me origjinë nga Ajakuço, në rajonin e Andeve dhe që u shtri nga brigjet deri në pyjet e Kuskos”, shpjegon arkeologu.

“Faltorja është ndërtuar me tulla balte të papërpunuara, të lidhura mes tyre po me baltë. Brenda kishte dhe jashtë faltores kishte 18 trupa të varrosur, gjashtë gra dhe 12 burra, që mendohet se janë sakrifikuar”, sipas Bracamonte.

“Duke parë mënyrën se si janë varrosur, kufomat e gjetura përkojnë me periudhën përfundimtare të civilizimit Huari në veri”, gjithnjë sipas arkeologut.

Sipas tij, kufomat e gjetura, me kokë të prerë dhe duar të lidhura, i përkisnin komunitetit të një kulture tjetër.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu objekte prej metali, vathë prej druri, lugë, shigjeta me gurë vullkanik dhe minerale që gjenden në rajonin e veriut./Atsh/OxygenPress.info