Obama vishet si babadimër për të befasuar fëmijët në spital

0
34

Ish-presidenti amerikan Barack Obama është shfaqur si Babagjysh gjatë një vizite të papritur në një spital për fëmijët e sëmurë në Washington. Obama gëzoi fëmijët ndërsa u shpërndau dhurata dhe përqafime.

Obama mbante një kapuç të Babagjyshit dhe një thes me dhurata në  shpinë,  derisa hyri të mërkurën në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve.

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve ju,”-iu drejtua Obama stafit të spitalit. “Kisha mundësinë të flisja me disa fëmijë të mrekullueshëm dhe familjet e tyre. Si baba i dy vajzave, unë vetëm mund të imagjinoj situatën ku ndodhen infermierët, stafi, mjekët dhe njerëzit që kujdesen për ta. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ekziston”.

Presidenti i 44-të i SHBA jeton ende në Ëashington dhe vitin e kaluar u vesh si Babagjysh dhe vizitoi nxënësit e shkollës së mesme Boys & Girls Club në kryeqytet./OxygenPress.info