Ngjarjet që kanë ndodhur me 21 dhjetor

0
89
Hand made earth toy on hands

1877 – Amerikani Thomas Edison shpall shpikjen e gramafonit. Ndërkohë që të tjerë kishin prodhuar pajisje që mund të regjistroni tingujt, gramafoni Edison ishte i pari që i riprodhonte ato. Gramafoni i tij regjistronte fillimisht tingulljt mbi një cilindër të mbështjellë me fletë varak, ku një majë gjilpëre krijonte vija të thella në varësi të fuqisë së zërit, dhe pastaj duke kaluar nëpër të njëjtat vija riprodhonte tingulljt origjinalë.

1969 – Presidenti amerikan Richard Nixon dhe kryeministri japonez Eisaku Sato ranë dakord në Uashington, DC për kthimin e Okinavës në kontroll japonez në vitin 1972. Sipas kushteve të marrëveshjes, SHBA-ja ruan të drejtat për baza ushtarake në ishull, por pa armë bërthamore.

1995 -Marrëveshja e Paqes nënshkruhet në bazën ajrore Ëright Patterson, pranë Dejton, Ohajo, duke i dhënë fund luftës prej 3 vjet e vjet e gjysmë në Bosnje-Hercegovinë. Marrëveshja u ratifikua zyrtarisht në Paris, më 14 dhjetor.

2002 – NATO fton Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë , Rumaninë , Sllovakinë dhe Slloveninë që të bëhen anëtarë të aleancës./OxygenPress.info