Cili ishte vendi i parë që njohu Pavarësinë e Kosovës, tregon ish-presidenti i Kosovës

0
56

I ftuar në emisionin OxygenShow me Besim Dinën, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur edhe për Pavarësinë e Kosovës, në vitin 2008. Duke treguar kështu se cili ishte edhe vendi i parë që njohu pavarësinë aso kohe.

“Ka shpejtuar dhe ka ardh me internet  me telefaks, ka ardh njohja e Afganistanit. Është shumë e vërtetë, kanë ardhur njohje të përmenjëhershme  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të Quintit. Po ashtu Franca, Britania e Madhe, Italia, Gjermania. Shqipëria ka prit pak, dhe e kemi lënë tek dera e mbaj mend ambsadorin Bujar ka qenë aty  dhe kanë ardhur edhe disa njohje të reja që kanë prit pak”, ka treguar Sejdiu.

 Sipas Sejdiut, ka pasur shumë vende që kanë pritur për pak kohë. Sipas tij, të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën në atë kohë, kanë pasur qëllim të mirë.

Ai po ashtu disa nga nga njohjet i ka quajtur interesante.

“Një natë para marrjes së vendimit për të shkuar Kosova në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas kërkesës së Serbisë na ka njohur Mali i Zi dhe Maqedonia. Ajo ishte një përgjigje për qëllimit që i ka Serbia. Pra, partnerët e Serbisë, japin një qëndrim tjetër. Deri  vonë natën ka qenë ai qëndrim i shprehur dhe menjëherë pas marrjes së vendimit në rezolutën e Kombeve të Bashkuara  për të shkuar në dialogun e ri ka qenë njohja nga Portugalia. Portugalia ka qenë një vit përpara, edhe udhëheqëse e Bashkimit Evropian”, ka përfunduar Sejdiu./OxygenPress.info