Fatmir Sejdiu: Edhe ne jemi fajtor për mosliberalizimin e vizave

0
49

Ish-presidenti i Kosovës, në emisionin OxygenShow, ka folur edhe për liberalizimin e vizave dhe vonesat që po bëhen në këtë proces.

Për dallim nga krerët e shtetit, ai fajin ia lë edhe Kosovës, ku sipas tij ka shumë kritere që ende nuk janë përmbushur për një gjë të tillë.

“Unë mendoj që ka shumë fajtor, ka edhe fajet tona. E para është ngurrja para kohe, për punë që nuk i kemi kryer si duhet. Unë mendoj se duhet të shohim në evaluime, në njësi matëse që janë ndërkombëtare, në syrin se jo vetëm si na ka. E dyta është, është e nevojshme një pjesë e reformave që duhet të bëhen, posaqërisht ajo që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë, me prokurorinë me organet e ndjekjes.Nuk them që borxhi është vetëm i atyre, borxhi është edhe i shkollës, borxhi është edhe i prindërve”, ka thënë Sejdiu.

Ai nuk la pa përmendur edhe fenomenin e korrupsionit, ku sipas tij konferencat në lidhje me këtë temë nuk janë të mjaftueshme, por duhet punë për tu bërë në këtë aspekt. Po ashtu ai tha se Kosova është e paragjykuar nga disa vende evropiane. /OxygenPress.info