143 mijë euro i janë dhënë Federatës së xhudos në Kosovë, për renovimin e palestrës sportive. Palestër kjo, në të cilën po zhvillohen përgatitjet për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve.
E kjo ishte kërkesë e Federatës së Xhudos.
Mjetet financiare do të sigurojnë edhe kushtet e transportit për xhudistët kosovarë./OxygenPress.info