Ditët e para të dhjetorit me vranësira

0
61

Parashikimet e motit kanë treguar se java e parë e dhjetorit do të jetë kryesisht me vranësira.

Në vendin tonë sot do të mbretërojë mot kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mjegull, ku në disa vende mund të mbetet edhe gjatë ditës, njofton Prishtina Weather.

Nesër mot pjesërisht i vranët. Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull.

Ndërsa të mërkurën në mëngjes pjesërisht vranët, e në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës priten kthjellime.

E ditën e enjte mot kryesisht me vransira, e në mëngjes me ngrica, ndërsa në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Të premten mot pjesërisht i vranët, e gjatë ditës me intervale më të gjata me diell./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu