Kosova pëson humbje edhe nga Maqedonia

0
46

Përfaqësuesja e Kosovës i ka humbur shpresat për t’u gjendur në fazën e grupeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian të basketbollit në vitin 2021.

Pas humbjes nga Rumania, basketbollistët tanë kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen me Maqedoninë, që u zhvillua në Gjevgjeli.

Vendësit shënuan fitore me rezultat 78:68, ku Bojan Trajkovski me 23 pikë, Shane Wittington me 15 e Vojdan Stojanovski ishin më të merituarit për fitoren e tyre.

Në Përfaqësuesen e Kosovës më efikasi ishte Dardan Berisha me 19 pikë, Lis Shoshi i shënoi 18, ndërsa Gëzim Morina 15.

Kosova luajti më mirë në pjesën e parë dhe pas 20 minutave lojë, Maqedonia kishte epërsi prej vetëm tri pikësh, 36:33.

Mirëpo, në pjesën e dytë edhe në shprehje përvoja më e madhe e vendësve, sidomos e ish-basketbollistit të Prishtinës, Bojan Trajkovski.

Në ndeshjen e fundit, Kosova do të jetë mikpritëse e Rumanisë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu