Ambasadori britanik lutet për Kosovën

0
38

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në të njëjtin grup kualifikues me Anglinë (Grupi A) për Kampionatin Evropian të vitit 2020.  Në mesin e atyre që kanë reaguar pas shortit, është edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell. “I dashur Zot, shpresoj që të dy palët të kualifikohemi”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij në Facebook.

Anglia ishte një nga vendet  që ka lobuar më së shumti për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA.

Bashkë me Anglinë e Kosovën, në Grupin A janë edhe Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu