Zbulohet sekreti i piramidave të “shtrembra” kineze

0
86

Ndodhet në qiell sekreti i piramidave antike kineze të “shtrembra” të dinastisë Han.

Këto monumente gjigante funerali të bëra nga blloqe gjigante dheu kishin anët e bazës të spostuar me 10-12 gradë në raport me veriun, sepse orientoheshin sipas Yllit Polar, që vetëm disa shekuj më vonë do të përkonte me Polin e Veriut, në mënyrë që perandori i vdekur të ndodhej në qendër të qiellit.

Ky zbulim vjen sipas një studimi të publikuar në revistën “Archaeological Research” në Azi të bëra nga astronomi Giulio Magli i Politeknikut të Milanos bazuar në të dhënat e satelitëve.

Në fakt ideja e këtyre piramidave gjigante prej dheu, që son ngjasojnë me kodra, përkon me Qin Shi Huang, perandori i famshëm që u varros bashkë me një ushtri prej qeramike, shkruan Atsh.

Pas tij, edhe perandorët e dinastisë Han zgjodhën që të varrosen nën piramida të ngjashme, që sot përbëjnë peizazhin në rrethinat e Xianit, përgjatë lumit Wei.

“Në total, nëse numërohen edhe ato të mbretëreshave dhe të anëtarëve të familjeve mbretërore, ekzistojnë më shumë se 40 nga këto piramidat kineze”, thotë Magli.

Duke studiuar orientimin, zbulohet se piramidat kineze janë dy llojëshe, disa janë të oriantuara me saktësi sipas drejtimeve kardinale, njësoj si piramidat egjiptiane, ndërsa të tjera (rreth 15) devijojnë njësoj nga veriu me 10-12 gradë.

“Duke përjashtuar se ky është një gabim i astronomëve dhe arkitektëve kinezë, serioziteti dhe saktësia e të cilëve janë lagjendare, shpjegimi është i llojit astronomik”, sipas Maglit.

Në fakt këto ndërtime orientoheshin me “Polaris”, Ylli Polar që më vonë do të përkonte me Polin e Veriut.

Kjo mund të duket e çuditshme në pamje të parë, por mjafton të kujtojmë se ekziston një fenomen, lëvizja e boshtit të tokës, që spostohet në mënyrë të avashtë, por të vazhduar.

Astronomët kinezë kishin bërë vëzhgime kaq të sakta dhe të gjata në kohë që me siguri e kishin kuptuar këtë fenomen.

Në ditët e sotme jemi mësuar të identifikojmë Polin e Veriut me Yllin Polar, por në kohën e perandorëve të dinastisë Han, Poli i Veriut ishte larg “Polaris”./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu