Akil Gjakova është fitues i medaljes së argjendtë në turneun Grand Prix që po zhvillohet në Hagë.
Trajneri, Driton Kuka, vlerëson se Akilit i është bërë e padrejtë. “Akili i argjendtë! Ashtu deshën dje me Distrinë kundër japonezes e ashtu deshi sot referi i Tagjikistanit ndaj teje! Për mua jeni të artë! Lufta kundër Rusit kolosale e Akilit!” – ka shkruar Kuka në profilin e tij në Facebook.
Akili është mposhtur në finale në kategorinë -73, nga xhudisti rus, Musa Mogushkov. Deri në finale ai shkëlqeu duke i mposhtu me IPPON rivalët e tij: Emmanuel Nartey nga Gana, Roy Schipper nga Holanda dhe Miklos Ungvari nga Hungaria.