Marin Mema: Prishtina dhe Tirana nuk brengosen për shqiptarët, i duan karriget

0
335

Gazetari Marin Mema që punon për shqiptarët gjithandej Ballkanit thotë se ka punuar mbi 500 dokumentarë deri më tani.

Thotë se askujt nuk po i rrëmbehet asgjë, por e konsideron detyrim të përgjigjet e flitet për shqiptarët kudo që janë. Sepse na është dhënë nga Zoti.

“E ka detyrim Tirana dhe Prishtina që do duhet të kujdeseshin në mënyrë institucionale për këtë pjesë, por si duket janë të prirur që t’i pasur sa më gjatë postet e tyre. Nëse kjo nuk bëhet në mënyrë institucionale atëherë duhet ne shqiptarët vet të kujdesemi. E kemi detyrim”, tha Mema.

Ai shpjegon se ishte edhe te vendi “Molla e Kuqe”, dhe thotë se ka parë shumë relike shqiptare  dhe gjurmë që klithin për shpirtrat shqiptarë që kanë ikur nga tokat e tyre, shkruan OxygenPress.

Mema thotë se ka tabela ende në shqip atje, por nuk ka gjetur njerëz që flasin shqip.

“Gjithë këto toka nga Molla e Kuqe e deri në Çamëri, janë lar më gjak shqiptarësh. Duhet të kërkojmë, ti ndjekim këto gjurmë e ndoshta nuk do të ja arrijmë kurrë, por të përpiqemi ti lehtësojmë shpirtrat e këtyre njerëzve”, thotë ai.

Gazetari Mema po ashtu ka thënë se është  e dhimbshme gjendja e këtyre fshatrave. Ku nuk ka aspak shqipëtaë,  masa dërrmuese e tyre, janë deyruar të largohen, sipas tij.

E këto vende, siç tha ai, nuk përmenden nga politikanët, sepse në të kundërtën do t’u dridheshin poltronat. /OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu