Kosova fiton dhe dhuron spektakël në Maltë

0
37

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Malta me rezultat 5:0.

“Dardanët” kanë pasur paraqitje shumë të mirë, kanë krijuar raste të shumta shënimi, prej të cilave pesë i kanë shndërruar në gol.

Serinë e golave e hapi Vedat Muriqi në minutën e 15-të dhe me epërsinë 1:0 u mbyll pjesa e parë.

Pas pushimit, Kosova ishte shumë më bindëse në fushën e lojës dhe arriti të shënojë edhe katër gola.

Benjamin Kololli (70’),  Donis Avdijaj (78’ e 80’) dhe Milot Rashica (86’) shënuan në pjesën e dytë, duke vazhduar kështu serinë fantastike të rezultateve pozitive që nga ardhja e trajnerit Bernard Challandes.

Pas kësaj fitoreje, Kosova është e para në Grupin 3 të Ligës D me 11 pikë, dy më tepër se Azerbajxhani që sonte fitoi ndaj Ishujve Faroe me shifrat 2:0.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu