Simeone me pagë “të çmendur” për një trajner

0
45

Nëse i referohemi asaj që thotë Radio MARCA, Diego Simeone është shumë afër kontratës së re me Atletico Madridin.

Radio njofton se bisedimet e zyrtarëve të klubit dhe trajnerit argjentinas kanë nisur që në verë dhe tani marrëveshja është shumë afër.

Mirëpo, ajo që bie në sy në gjithë këtë tregim është paga që do ta marrë Simeone. Sipas njoftimeve të fundit nga Spanja, ai do të paguhet më shumë se ylli i skuadrës Antoine Griezmann, i cili refuzoi të shkonte te Barcelona dhe tani merr pagë prej 20 milionë eurosh në vit.

Trajneri ka kërkuar të përfshijë disa klauzola që do ta lejonin të largohej pa shumë probleme në rast se kërkon të ndërpresë kontratën.

Klubi madrilen e ka të qartë që suksesi i vet bazohet te Simeone dhe projekti varet shumë prej tij, ndaj ka pranuar dhe lidhja me El Cholo bazohet mbi të gjitha te respekti reciprok, më shumë se te kontrata, ndaj gjetja e marrëveshjes ka qenë e lehtë.

Simeone është në krye të Atletico Madridit që nga viti 2011, periudhë kjo që shumë rrallë e kalon një trajner te një skuadër./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu