Shaqiri gjithmonë aktual për mediet serbe

0
34

Qysh para fillimit të Kupës së Botës, Xherdan Shaqiri po thuaj çdo ditë zë vend në mediet serbe.

Së fundi ato janë marrë me deklaratën e tij për mos udhëtimin në Beograd, kuLiverpooli luajti me Crvena Czvezdan në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Në Beograd është atmosferë e nxehtë. Ishte më mirë të qëndroj në Angli dhe të përqendrohem vetëm në futboll”, ka thënë Shaqiri për Sky Sport.

Vetëm katër ditë pas ndeshjes në Beograd, Shaqiri ishtte startues në ndeshjen me Liverpoolin dhe ishte golashënues në fitoren 2:0 ndaj Fulhamit.

“Isha i pushuar, kam stërvitur me disa bashkëlojtarë dhe gjithçka ishte në rregull. Dëshiroja të luaja kundër Fulhamit dhe ashtu edhe ndodhi. Liverpooli ka shumë futbollistë të mirë, por vetëm 11 e fillojnë ndeshjen, prandaj duhet ta respektojmë vendimin e trajnerit. Tash për tash jemi shumë mirë dhe gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur”, ka shtuar Shaqiri./ Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu