Kjo është shqiptarja, e cila punon me ministrat anglez

0
193

Ishte vetëm 7 vjeçe, kur iu desh te largohej nga  Vlora, duke lënë  në gjysmë lojërat e fëmijërisë dhe të emigronte në Angli.

Kishte lënë edhe mësimin shqip, duke i mbetur në gjysmë edhe shkronjat e abetares. Shkaqet ekonomike, ishin shkas që Sindi Selmani, t’i lërë të gjithë këto, e sot të vazhdoj t’i kujtoj me mall.

“Isha një vajzë tepër e vogël për të patur ëndrra apo shpresë për të ardhmen time. Si e vogël që isha e kisha mendjen të luaja dhe të mësoja. Më kujtohet kur lexoja Abetaren dhe mësoja shkronjën “A” e madhe e shtypit dhe “a” e vogël e shtypit. Më kujtohet kur mësoja tabelën e shumëzimit dhe mësoja anglisht. Ana ekonomike e shtëpisë time ishte shumë e dobët dhe prindërit e mi emigruan në Angli. I kujtoj vitet e para në Londër me shumë tmerr. Kisha një mall të paparë për atdheun tim. Më mungonte familja, më mungonte shoqëria, familja, ushqimi shqiptar dhe ambient”, kishte thënë ajo.

Aso kohe, ajo tregon  që frikësohej kur ecte rrugës, madje nuk njihte edhe aq mirë gjuhën që flitej atje.

“Londra nuk më dukej vendi që unë shihja në filma apo lexoja nëpër libra. Kisha shumë frikë kur ecja në rrugët e Londrës dhe ndjeja të gjithë peshën e familjes sime në supet e mia. Nuk e di përse ndodhi kjo gjë. Mbase dija shumë pak, dija shumë pak anglisht dhe familja u mbështet komplet tek unë. Shkonim te qendrat sociale që unë të përktheja, te doktori që të përktheja, tek avokati që të përktheja dhe isha shumë e stresuar. Ra e gjithë pesha mbi shpatullat e mija”, tha ajo.

 

Ndoshta nuk do ta kishte menduar kurrë se një ditë ajo do të punonte në Kryeministri, në “10 Downing Street”, ku do të përgatiste fjalimet e ministrave britanikë. Ajo tregon se kishte parë rastësisht një punë si këshilltare për një ministër. Në atë kohë ishte vetëm 21 vjeçare, por kishte marrë guximin të aplikonte.

“Një ditë më ftuan që të kaloja në fazën e parë. E kalova fazën e parë, edhe të dytën dhe në fazën e tretë në dhomë na vëzhgonin këshilltarë të tjerë dhe deputetë. Ata donin të dinin si reagoja unë ndaj situatave të ndryshme, si komunikoja. E kalova dhe këtë fazë dhe më ftuan në intervistë. Më pas më intervistuan 3 femra, ku 2 punonin në kabinetin e ish-kryeministrit David Cameron dhe njëra për një deputet”, – tregon SindiTash më kur e kujton ajo thotë se i rrënqethet mishi. Një ditë i kishte ardhur një zarf ku kisha parë se kabineti i kishte ofruar vendin e punës.

Selmani shërben sot si këshilltare ligjore në Home Office. Ajo po shërben si një ambasadore e vërtetë e Shqipërisë dhe thotë se një ditë dëshiron të kthehet në Vlorë, për t’i shërbyer vendit të saj të zemrës. Sindi Selmani ka emigruar së bashku me familjen e saj në 1991.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu