Këto janë disa fakte tjera për origjinën e çokollatës

0
175

Sipas dëshmive të reja arkeologjike, thuhet  se njerëzit e kanë kultivuar dhe konsumuar kakaon – bimë nga e cila prodhohet çokollata – rreth 5.300 vjet më parë, ose 1.500 vjet më herët se sa mendohej më parë.

Kakao fillimisht u kultivua në rajonet ekuatoriale të Amerikës së Jugut, dhe jo të Amerikës Qendrore.

Në një shkrim të botuar së fundmi në “Nature Ecology & Evolution”, thuhet se ‘teobroma cacao”, bima nga e cila prodhohet çokollata, u zbut nga Mesoamerikanët rreth 5.300 vjet më parë në rajonin e Amazonës së Epërme në Amerikën e Jugut. Para këtij studimi, dëshmitë arkeologjike flisnin për një origjinë të kakaos në Amerikën Qendrore rreth 3.900 vjet më parë.

Rezulton se kakao ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për Mesoamerikanët. Mendohet se me farat e kakaos, prodhoheshin një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh.

Një nga autorët e studimit, Sonia Zarrilo nga Universiteti i Kalgarit në Kanada shkruan:Kakao ishte ekonomikisht dhe politikisht e rëndësishme, pasi farërat ishin një mall kryesor në tregti. Ato përdoreshin si një mjet pagese. Kakao, kultivohej në plantacione të mëdha.

“Pijet e ndryshme të çokollatës, dhe sidomos shkuma e pastër e krijuar nga kakao, luante një rol të rëndësishëm në ritualet, festat dhe konsumin e elitës, dhe për përgatitjen e saj përdoreshin enë të veçanta. Pemët e kakaos, farat dhe pijet, qenë gjithashtu të lidhura ngushtë me mitet dhe perënditë e tyre”- shprehet ajo.

Një nga faktet kryesore që e mbështet këtë tezë, është larmia më e lartë gjenetike e kakaos dhe llojeve të saj të ngjashme, të cilat ndodhen në rajonet ekuatoriale të Amerikës së Jugut; 22 lloje të ndryshme të bimës teobroma dhe 17 lloje të të ngjashmeve të saj të egra, të njohur si Herrania.

Dëshmitë e zbuluara nga ekipi i Zarilos, që përfshinin edhe studiues nga Universiteti i British Kolumbias, Universiteti i Kalifornisë dhe disa institucione të tjera, vunë në dukje përdorimin e çokollatës në mesin e Majo-Çinçipe midis 5.300 dhe 2.100 vjet më pare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here