Nisin punimet për pastrimin e shtratit të lumit Marevc në Prishtinë

0
133

Kanë filluar punimet të projektit “Pastrimi i shtratit të lumit Marevc” në Prishtinë. Ky projekt po vlerësohet i domosdoshëm për zhvillimin e mirëqenies së banorëve të këtij fshati, duke parandaluar kështu edhe shpërnguljen dhe migrimin nga kjo zonë.

Projekti për pastrimin e shtratit të lumit Marevc në Prishtinë po financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe mban vlerën prej 90 mijë e 388 euro. Punimet në këtë pastrim pritet të zgjasin 90 ditë.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli,  deputetin e Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, dhe këshilltarët politik, sot kanë marrë pjesë në fillimin e punimeve të këtij projekti.

Ata e kanë vlerësuar këtë projekt të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e biodiversitetit, krijimin e mundësive për zhvillim të qëndrueshëm dhe  zhvillim të turizmit malor në fshatin Marevc./OxygenPress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here