Një kompani gjermane mbyll dy fabrika nga pasiguria e Brexit

0
86

Kompania gjermane e pjesëve të këmbimit të automjeteve ”Schaeffler” njoftoi mbylljen e dy prej fabrikave të saj në Britaninë e Madhe, duke evidentuar ndër të tjera pasigurinë që po krijon Brexit.

Kompania e cila punëson aktualisht rreth 1 000 punonjës në vend, planifikon të mbyllë fabrikat e saj në Plimuth (jug të Anglisë) dhe Laneli (Uells) brenda dy vitesh, duke mbajtur vetëm të punësuarit në fabrikën në Shefilld (qendër të Anglisë)”, ka bërë të ditur kompania në një komunikatë.

Grupi synon gjithashtu të rigrupojë dy qendrat e saj të logjistikës që janë në qendër-perëndim të Anglisë) dhe Suton në një qendër të vetme në Hirford.

Sipas mediave britanike, kjo masë do të çonte në shkurtimin e rreth 500 vendeve pune./Ata/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu