Kam një Mbret, i cili nuk flet – poezi nga Emily Dickinson

0
168

Kam një Mbret, i cili nuk flet —

Kështu — në çudi — orët kaloj lehtë

tutje ditën duke shtyer —

Gjysmë e gëzuar kur është natë, dhe flej,

Nëse, lumturisht, nëpër ëndërr, të fishkëllej

Në sallonet, nga dita të mbyllur.

 

Dhe nëse e lumtur — kur vie mëngjesi —

Më duket sikur njëqind lodra

Të kenë mbështjellur palët e jastëkut tim

Dhe klithmat mbushin qiellin tim fëmijëror

Dhe zilet vazhdojnë të thërrasin “Victory”

Nga thatësira në shpirtin tim.

 

Dhe nëse jo e lumtur — Zogu i vogël

Mbrenda Pemishtes, nuk dëgjohet,

Dhe unë nuk lutem dot

“At, do të jenë të bëra” sot

Sepse vullneti im merr rrugë tjetër

Dhe kjo ishte thyerje betimi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here