Çfarë ka ndodhur me 1 nëntor?

0
50

2009 – Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mbërrin në Kosovë, ku pritet si hero; 10 vjet më parë ai kishte lejuar bombardimin e makinerisë ushtarake serbe të Millosheviçit, duke ndalur eksodin shqiptar dhe duke e futur Kosovën në rrugën e pavarësisë. Gjatë kësaj vizite historike, një shtatore e Klintonit u zbulua në kryeqytet dhe një bulevardi iu dha emri Bill Klinton.

2012 – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Me një fjalim në Kuvend, sekretarja Klinton theksoi nevojën (100-vjeçare) të bashkëpunimit mes politikanëve shqiptarë – ishte viti kur Shqipëria humbi shansin për të marë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

1790 – Edmund Burke publikon Refleksione mbi Revolucionin në Francë, në të cilën ai parashikon se Revolucioni francez do të përfundojë në katastrofë.

1897 – Ndërtesa e Bibliotekës se Kongresit hap për herë të parë dyert e saj për publikun. Deri atehere Biblioteka zinte vend në sallën e leximit te Kongresit në Kapitol dhe ishte vetem për përdorim të brendshëm.

1928 – Në Turqi, hyn ne fuqi Ligji për miratimin dhe zbatimin e alfabetit turk me gërma latine, duke zëvendësuar shkronjat arabe.

1937 – Stalinistët ekzekutojnë priftin Paul Hamberg dhe shtatë anëtarëve të komunitetit Lutheran të Azerbajxhanit.

1956 – Gjatë Revolucionit hungarez kundër regjimit komunist, kryeministri kryengritës Imre Nagi e shpalli Hungarinë vend neutral dhe bëri thirrje për mbështetje nga Kombet e Bashkuara – Thirrja mbeti pa përgjigje; OKB-ja gjithashtu qëndroi asnjanëse. Pas një javë, Revolucioni u shtyp dhe Nagi u ekzekutua me varje për tradhti.

1960 – Ndërsa në fushate për President të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy shpreh idenë për krijimin e një Korpus amerikan të Paqes. Dhe e mbajti premtimin; Më 1 mars 1961, presidenti Kenedi lëshoi dekretin për krijimin e Korpusit të Paqes – një program vullnetar i drejtuar nga qeveria amerikane. Qëllimet kryesore të Korpusit të Paqes janë; për ofrimin e asistencës teknike; për të ndihmuar të huajt që të kuptojnë kulturën amerikane; dhe për të ndihmuar amerikanët për të kuptuar kulturat e vendeve të tjera. Puna e vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes përqendrohet përgjithësisht në zhvillimin social dhe ekonomik.

1993 – Traktati i Mastrihtit hyn zyrtarisht ne fuqi dhe Bashkimit Evropian behet realitet si entitet me 12 vende anëtare. Sot, BE-ja, me kryeqytet Brukselin, përbëhet nga 28 vende.

2000 – Serbia anëtarësohet ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here