Ky fshat ka më shumë kukulla se njerëz!

0
259

Një fshat në zhdukje, ku kukullat janë më të shumta në numër se sa vetë personat.

Një imazh që për disa përbënë vetë tmerrin. Është ky fshati Nagaro në Japoni në një zonë malore të largët që është kthyer në atraksion për turistët.

Banorët e këtij fshati u larguan ndër vite për motive të ndryshme sociale e disa të tjerë vdiqën. Vetmia e këtij fshati u transformua në rreth 350 kukulla me madhësi njerëzore, ku disa nga to personifikojnë ish banorët e disa të tjera për tu bërë shoqëri atyre që kanë mbetur.  Shkolla e fshatit u mbyll në vitin 2012 mirëpo është e mbushur me kukulla të shumta nga kashta.

Pra, këto imazhe që për dikë mund të jenë trishtuese, për banorët e fshatit janë krejtësisht të zakonshme.

Kukulla mjaft unike mund të hasni në rrugë, duke peshkuar, në park, duke pritur autobusin, duke bërë punët e fushës apo duke bërë piknik në lum.

Ky  fshat i cili numëronte më shumë se 300 banorë tani ka më pak se 40.

E gjitha filloj me artisten Tsukimi Ayano 67 vjeç e cila u rikthye në fshat pas një kohe të gjatë.

Ayano kishte lënë Nagoron për të jetuar në Osaka, në një nga qytetet më të mëdha në Japoni.

Kur Ayano vuri re uljen drastike të numrit të banorëve bëri kukullën e parë nga kashta e cila personifikonte babanë e saj i cili tashmë kishte ndërruar jetë.

Në një dokumentar të shkurtër rreth artistes nga regjisori Fritz Schumann, i titulluar “The Valley of Dolls”, Ayano flet për krijimet e saj duke iu referuar kukullave si fëmijë të saj, “Kur bëj kukulla të vdekura, mendoj për to kur ata ishin gjallë dhe të shëndetshëm”- thotë ajo ndër të tjera.

Popullsia në rënie dhe plakja e fshatit është tregues i një çështjeje mbarëkombëtare në Japoni.

Sipas Business Insider, numri i lindjeve ka rënë 2.9 për qind nga viti i kaluar dhe tani është në më pak se një milion.

Ky është numri më i vogël i lindjeve që Japonia ka përjetuar që nga koha e të dhënave të vitit 1974.

Të rinjtë po zgjedhin gjithashtu për të lëvizur në qytete të mëdha si Tokio dhe Osaka, ku janë shumica e tregjeve dhe universiteteve.

Nagoro tani nuk ka pothuajse asnjë fëmijë. Hapësirat e këtij fshati janë kthyer tashmë në galeri arti ku vizitohen nga shumë turistë.

Ayano mendon se do të vijë një kohë kur në fshat do të  mbes vetëm ajo, kukullat dhe turistët që do udhëtojnë nga larg për të parë krijimet e saj, të cilat tani numërojnë mbi 350.

Ayano ka krijuar një version të kukullës edhe për veten e saj, e cila sipas saj është duke bërë një sy gjumë momentalisht./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu