Lajm i mirë për lexuesit dhe importuesit e librit në Kosovë

0
63

Të gjithë importuesit, lexuesit dhe blerësit e librit në Kosovë janë liruar nga Tatimi i Vlerës së Shtuar. Kjo është bërë nga Ministria e Financave.

Sipas kësaj ministrie, në kuadër të reformës fiskale të cilën e ka ndërmarrë Ministria e Financave për ta ndihmuar Zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, ka paraparë lirime për qytetarët e Kosovës.

Kjo pa dyshim që do të ndihmoj jo vetëm shitësit e librit të cilët kanë paguar Tatimin e Vlerës së Shtuar me rastin e importimit, përkatësisht shitjes së librit por do ti ndihmoj edhe blerësit e librit, ku libri do të duhet të jetë më i lirë në çmim se sa ishte deri më sot”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Kujtojmë se muaj më parë Ministria e Financave ka liruar nga Tatimi Doganor të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pajisjet e teknologjisë informative që i sjellin në vend./OxygenPress.info

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here