Këta janë hapat e mbetur deri në liberalizimin e vizave për kosovarët

0
33

Qytetarët e Kosovës janë në pritje të vendimeve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Instituti Epik ka publikuar hapat që kanë mbetur deri në lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Instituti ka radhitur 6 hapa të mbetur që duhet t’i ndërmarrë Bashkimi Evropian.

  1. Përfundimi i negociatave dhe dakordimi mbi një marrëveshje të përkohshme jo-formale për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001.
  2. Votimi për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 në LIBE (Parlament) dhe aprovimi në COREPER (Këshill).
  3. Votimi për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 në seancë plenare të Parlamentit Evropian.
  4. Votimi për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 nga Këshilli i BE-së.
  5. Ceremonia e nënshkri8mit nga Këshilli dhe Parlamenti.
  6. Hyrja në fuqi e Rregullores 539/2001 dhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës (20 ditë pas publikimit në gazetë zyrtare./OxygenPress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here