8 vjet nga vizita e Hillary Clinton në Kosovë

0
277

Burrë dhe grua, të dy konsiderohen njerëzit më meritor për lirinë e Kosovës.

Njërit madje iu është ngritur edhe shtatore për t’a falënderuar dhe çmuar lartë përpjekjen e tij për këtë vend.

Sa herë që ata kanë vizituar Kosovën, është parë një numër i madh i qytetarëve, të interesuar për t’i takuar ata.

Një gjë e tillë është vërejtur, edhe në vizitën e 13 tetorit të vitit 2010, të ish-sekretares amerikane, Hillary Clinton.

Pikërisht gjatë kësaj vizite, Clinton vizitoi statujën prej 11 këmbësh të bashkëshortit Bill. i cili si president i SHBA-ve  mbështeti fuqishëm  fushatën ajrore të NATO-s të vitit 1999,  që ndaloi goditjen nga forcat serbe në  territorin e Kosovës.

Një vit më parë ishte zbuluar ajo shtatore, ku Bill Clinton gjatë një vizite në Kosovë  kishte marrë pjesë në përurimin e saj, ku mban emrin e tij, në Prishtinë.

Burri im ende duket me flokë ngjyrë kafe, ashtu siç i ka pasur kur jemi martuar dhe statuja ma kujton atë. Dhe, natyrisht, që më pëlqen statuja. Askush nuk duhet ta lyejë në të bardhë atë, ruajeni këtë ngjyrë”, kështu ishte shprehur sekretarja Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Para se të vinte në Kosovë ajo kishte vizituar Bosnjën dhe Serbinë, për të diskutuar me autoritetet e vendit për bisedimet Kosovë-Serbi, që sipas saj do të dërgonin vendin në zbutjen e problemeve , të cilat siç kishte theksuar janë vështirë për t’u zgjidhur.

Mbështetje Kosovës për njohje të reja, për integrimin e veriut, për procesin e bisedimeve dhe për integrimin në Bashkimin Evropian – këto ishin  vetëm disa nga premtimet e Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, të bëra gjatë  asaj vizite.

Ajo kishte theksuar se SHBA-të kanë përqendruar shpresat tek ardhmja e Kosovës, duke besuar se kosovarët do ta ndërtojnë shtetin dhe një të ardhme më të mirë.

Mes tjerash ajo kishte premtuar se do të ishte avokate e fuqishme në procesin e njohjes së shtetësisë dhe integrimit euro-atlantik.

Hillary Clinton kishte shtuar  se është e lidhur emocionalisht me Kosovën, një ndjenjë kjo e cila ka qenë  shumë e shprehur edhe te shqiptarët e Kosovës. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu