Shqiptari që hyri në luftë kur ishte 9 vjeç

0
193
Dritero Agolli portrete, Tirane Albania

U vlerësua si “Legjendë e letrave shqipe”.

Cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Njihet për poezitë e tij të pa krahasueshme.

Është fjala për autorin Dritëro Agolli, i cili u lind më 13 tetor të vitit 1931, pikërisht 20 vjet pas lindjes së një tjetër kolosi të letërsisë siç ishte Millosh Gjergj Nikolla.

A e dini se që në moshën 9 vjeçare është përfshirë në luftë?

Agolli, 9 vjeçar mori detyrën e korrierit të çetave partizane.

Për dekada ka qenë fqinj me autorin Ismail Kadare, deri në vitin 1991.

U martua dy herë gjatë jetës së tij.

Herën e parë u martua gjatë kohës sa studionte në Rusi, me Rusen Nina, martesë e cila zgjati për 7 vjet, deri sa Shqipëria prishi marëdhëniet me Rusinë, nga kjo Martesë Agolli kishte një djalë.

Ndërsa herën e dytë u martua me Sadien në vitin 1965, me të cilën u takua në dasmën e Kadaresë, Elona dhe Artani janë dy pasardhësit e tyre.

Krijimet e para të Agollit datojnë nga koha kur ai ishte nxënës në gjimnazin e Gjirokastrës.

A e dini se Agolli donte të studionte për veterinari?

Pas mbarimit të shkollës së mesme, Agolli kishte vendosur të studionte diçka krejt ndryshe, ai e donte veterinarinë sepse mendonte se poet mund të bëhej edhe pa studiuar.

Ishin fjalët e ministrit të arsimit të asaj kohe Karahman Yllit që i ndryshuan rrjedhën e jetës.

Ylli u shpreh se “ky djalë nuk ka për të studiuar veterinari, duhet të studio letërsinë”.

Agolli njihet edhe për karrierën e tij politike që kur u rreshtua në forcat progresiste, veprim aspak i mirë në sytë e komunistëve, të cilët donin me doemos ta mbanin sistemin, Agolli u kërcënua edhe me vdekje.

Ka qenë deputet i partisë socialiste që nga viti 1992 deri në vitin 2001.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet.

Shkroi poezi, romane, poema, tregime, novela, romane, drama, skenare filmash, reportazhe, kritika, e analiza.

Agolli shkroi edhe tekste këngësh të cilat mbetën të pa harruara.

Veprat e tij mbërritën deri në Kinë.

“Komisari Memo” është një nga librat e Agollit që është bërë film me titullin “I teti në bronz”.

Ky film është shfaqur edhe në Kinë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku kinez.

Fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në Letërsi.

Ishte anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali.

Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës dhe shumë të tjera.

Bëri revolucion në të shkruar, është i pari që krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej në atë kohë “për të bashkuar masat”.

Ai nuk përdori asnjëherë celular, vazhdoi t’i qëndronte besnik telefonave fix.

Të shkruaje në kohën e komunizmit nuk ka qenë aq e lehtë, Agollit nga censura e asaj kohe i janë ndaluar tre libra.

Përkundër asaj Agolli la gjurmë në historinë letrare dhe jo vetëm në Shqipëri, fjala e tij tejkaloi kufijtë përmes veprave që nuk do të harrohen asnjëherë.

“O toka ime që të lërova e të thura këngë, që të kam dashur plisin dhe barin, që të kam fshirë me duar me mëngë, në ç’vend ma le varrin?”

Ishin këto ndër vargjet e fundit që i dhuroi poezisë shqiptare.

E ndjente fundin, Dritëro u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare më 3 shkurt të vitit 2017.

Ai la pas vetes, 3 fëmijë dhe gruan e tij Sadien./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu