Mesazh Paqe- poezi nga Burhan Skikuli

0
178

Dua bota të rrojë në paqe,

Dua njerëzit të jenë të qetë,

Jeta e fëmijëve të jetë parajsë,

Të lumtur dhe të gjithë të njetë.

 

Dua të rriturit të gjykojnë drejt,

Me dashuri të flakin urrejtjen,

Gabimi i tyre na kushton shtrejntë,

Për hir të jetës,mos ndillni vdekjen.

 

Armët zëvendësoni me lule,

S’duam gjaku të derdhet lumë,

Kini mirësinë,dëgjoni këto lutje,

Brezni të tëra mos i lini në gjumë.

 

Nga lufta e çmendur s’fiton njeri,

Mos na vrisni ëndrrat,gëzimin tonë,

Bota është krijuar për mua,për ty,

Gjykoni veten deri sa s’është vonë./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here