Vjedhje në shtëpinë e këngëtarit Blunt, i vidhet bajoneta, kujtim nga Kosova

0
257

Shtëpia e yllit të pop muzikës, James Blunt në ishullin fqinj të Majorka, Ibiza, u grabit javën e kaluar, shkruan mallorcamagazin.com.

Lajmi u bë i ditur sot për publikun, nga bashkëshortja e tij, Sofia Wellesley ndonëse grabitja kishte ndodhur tashmë të enjten mbrëma, javën e kaluar.

Shumë gjëra që kanë vlerë personale për muzikantin janë vjedhur me këtë rast, transmeton albinfo. Mes tjerash edhe një bajonetë, kujtim nga koha e tij si ushtar në Kosovë dhe një orë xhepi që dikur i përkiste gjyshit të Blunt-it.

James Blunt është bërë i njohur për lidhjen e tij të posaçme me Kosovën dhe shqiptarët. Kosovës dhe luftës atje i ka kushtuar njërën ndër këngët e tij më të njohura, “No bravery”.

Ndërsa, kohën që ka kaluar në radhët e ushtrisë britanike të stacionuar në Kosovë, menjëherë pas përfundimit të luftës ai e ka përjetësuar në filmin “Return in Kosovo”, të realizuar në vitin 2007.