Veterani i UÇK aksidentohet në punë, ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore

0
91

Sadri Rexha nga Prizreni është veteran i luftes së Kosovës. Ai qysh në moshën 18 vjecare së bashku me dy vëllezërit e tij Bekimin 16 vjec (cili i në luftë i bëri 17 vjet) dhe Hysniu 19, morrën pjesë në luftën e Kosovës. Sot ai tenton të mbijetojë me 170€, duke u kujdesur për të shoqen dhe katër fëmijët.

Sadriu herë pas here ka punuar në sektorin e ndërtimtarisë për t’i mbuluar shpenzimet e nevojshme familjare. Kryesisht punonte në vendosjen e kulmeve të shtëpisë. Mirëpo së fundmi atij i ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Ai është aksidentuar duke punuar dhe gjendja e tij është shumë e rëndë.

Sadriu e ka të lënduar palcën kurrizor, dhe është në gjendje të palëvizshme. Qe tre muaj është endur nëpër spitalet e Kosovës, ku nga pakujdesia e stafit shëndëtesor ka marrë dhe infeksione serioze dhe i është hapur plaga – thekson vëllau i tij Agimi.

Sadri Rexha është dërguar jashtë vendit për trajtim ndërsa shërimi i tij kushton mbi 20,000€.

Familja e tij, miqtë, rrethi, dhe ish shokët e luftës kanë filluar aksione të shumta për të ndihmuar Sadriun.

Familja Rexha apelon tek të gjithë personat e vullnetit të mirë që të ndihmojnë Sadriun. Më poshtë po japim të dhënat ku mund të kontribojnë qytetarët që janë të vullnetit të mirë për t’a ndihmuar Sadriun.

Numrat për kontakt të vëllezërve të Sadriut Arbenit dhe Bekimit:

+383 49 522 770  dhe +383 49 555 088

Numri i xhirollogarisë: Reifeisen Bank 1502031002328186

 

Nr i xhirollogaris,per transfere nga diaspora

IBAN: XK05-1502031002328186

Xhirollogaria në emër të prindit Gani Rexhaj

Tel: +386 49 226 385