U gërmuan 10 lokacione në Kosovë, u gjetën 10 mbetje mortore të viktimave të luftës

0
63

Në vitin 2020 janë gjetur 11 mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në 10 lokacione në Kosovë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të zhdukur, Ramë Manaj, ka thënë se ka pasë progres në këtë vit në përpjekjen për të gjetur të zhdukurit, njofton Klan Kosova.

“Procesi i gjetjes së të zhdukurve tonë është i ndjeshëm dhe delikat edhe për faktin se në këtë proces kanë marrë pjesë një numër aktorësh dhe faktorësh pa bashkëpunimin e të cilëve nuk do të ishim këtu”.

Ai ka falënderuar Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, EULEX-in, Prokurorinë Speciale të Kosovës, Njësinë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës.

Manaj është ankuar se BE-ja nuk po bën presion sa duhet mbi Serbinë për këtë çështje të ndjeshme derisa tha se SHBA ka qenë mbështetje e madhe për Kosovën.

“Kemi pritur që BE-ja të shtojë një presion më të madh te Serbia për të nxjerrë informacione dhe që kjo fatkeqësi të përfundojë, por kjo nuk ka ndodhur. Mbështetja e SHBA-së ka qenë dhe vazhdon të jetë e madhe. Çështja e të pagjeturve është ngritur në nivelin më të lartë ndërkombëtar në Bruksel dhe marrëveshjen e Washingtonit”, ka thënë ai.