Spitali i Gjilanit javën tjetër do të bëhet me rezervuar të oksigjenit të lëngshëm

0
84

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit javën e ardhshme do të vendoset një rezervuar me oksigjen të lëngshëm, me një kapacitet prej 10 mijë litrash, për t’i dhënë fund problemeve me furnizim.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i ka shpalosur hollësitë e projektit gjatë vizitës në Njësinë COVID të Spitalit të Gjilanit, para personelit shëndetësor, të cilët i falënderoi për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm, në ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët e prekur me virusin SARS-CoV-2.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, sipas planifikimeve të bëra, me një vizion të qartë për zgjidhjen e çështjes së furnizimit me oksigjen, së shpejti do të vendosë rezervuare me oksigjen të lëngshëm edhe në spitalet tjera të përgjithshme.