Tragjedi – Humb jetën një fëmijë në një pus në Milloshevë, një tjetër ende duke u kërkuar

0
635

Një fëmijë ka humbur jetën sot pasdite në një pus në fshatin Milloshevë.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe fëmijën e dytë që poashtu dyshohet të ketë rënë në pusin e njëjtë, njofton Klan Kosova.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeçar i nxjerrur nga pusi”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër i cili dyshohet të ketë rënë në pus/ujë”