Të dielën grumbullohen U14, në kuadër të projektit të FIBA Evropës, YDF-së

0
37

Të dielën më 7 Mars do të grumbullohen U14, në konkurrencën e femrave dhe atë të meshkujve. 

Derisa për konkurrencën e femrave, ky është grumbullimi i parë për U14 në këtë edicion, për meshkujt është i dyti radhazi, pasi i pari ishte mbajtur në fundjavën e kaluar.  

Vajzat e reja do të mbikëqyren nga përzgjedhësja e Kosovës për U14, Kimete Haliti, kurse djemtë nga përzgjedhësi Valentin Spaqi.   

Ky grumbullim bëhet në kuadër të projektit zhvillimor FIBA Europe Youth Development Fund (YDF). 

Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019, projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave. 

Në këtë projekt do të jenë të përfshirë djem e vajza të moshës 13 vjeç (të lindur më 2007 dhe 2008) dhe trajnerë të rinj e të talentuar. 

Grumbullimi do të bëhet në Shkollën “Don Bosko” në këtë orar:  

10:00-11:45 djemtë 

12:00-13:45 vajzat