Në fundjavë nisin Superliga U16 dhe U18 te meshkujt

0
57

Në fundjavë (6 dhe 7 Mars) do të fillojnë Superliga e Kosovës në basketboll për U16 dhe U18, në konkurrencën e meshkujve.

Kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e fundit të mbajtur.

Këto liga do të fillojnë pas një pushimi të detyruar për shkak të pandemisë Covid-19.

Vlen të ceket se të gjitha klubet e gjeneratave të reja duhet të respektojnë masat anti-Covid19 në fuqi të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit 3.0.

Gjithashtu, më 20-21 Mars 2021 do të fillojnë garat në Liga Unike U18 (M), U16 (M), U14 (M) dhe Liga U16 (F).

Superliga U18 (M) – Java 1

E shtunë

11:00 Marigona Hill Prishtina – Rahoveci

13:00 Prishtina e RE – Trepça

13:30 M Junior Prishtina – Istogu

E diel

11:00 Peja – Bashkimi

14:00 Ponte Prizreni – Vushtrria Basket

Superliga U16 (M) – Java 1

E shtunë

18:00 Vushtrria Basket – Peja

15:00 Megasports – Marigona Hill Prishtina

E diel

10:00 Trepça – Istogu

11:00 M Junior Prishtina – Prishtina e RE

18:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli