Selimi për Hashim Thaçin: Është akrobat i mirë por do rrëzohet me kokë

Rexhep Selimi thotë se Hashim Thaçi është merak në karrige dhe ka periudha interesante në jetë.

E quajti akrobat që do rrëzohet me kokë. Tha disa fjalë për Kadri Veselin e për Isa Mustafën nuk komentoi.

“Është një far akrobati, e ka akrobacinë e mirë, por fundin me kry ka me pas, nuk besoj që ka me ra në këmbë në fund. E kam pas shok goxha në luftë, ky ka udhëhehqëur dy drejtori të rëndësishme në luftë, ka qenë drejtues i departamentitn për media dhe komunikim, dhe pastaj drejtorinë politike”, tha ai.

Tha JO kur u pyet nga Besim Dina nëse do bëheshin bashkë sërish në luftë.

“Jo, sepse ky (Hashim Thaçi) nuk vjen më”, tha Selimi.

Dha komente edhe për Kadri veselin.

Tha që Thaçi e Veseli janë shokë të mirë, që bashkë iu bashkuan UCK-së.

“Bashkë e kanë nisur bashkë do e përfundojnë, kështu po duket. Nëse dinakëria është mençuri këta janë shumë të mençur”, tha Selimi.

Ndërsa, nuk ka komentuar asgjë për Isa Mustafën.

Tha se as nuk ka qenë student i tij, as nuk kanë qenë bashkë në Qeveri, prandaj tha se nuk i takon të komentoj diçka për të. /OxygenPress.info