“As 20 mijë luftëtarë nuk kanë qenë gjatë luftës”

0
34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhepe Selimi, që gjatë luftës kishte detyra të larta ushtarake ka folur për numrin e veteranëve. Thotë se janë tri kritere që e bëjnë veteran një person.

Duhet të kesh qenë ushtar, në vendin e luftën dhe në kohën e luftës. Këto, thotë Selimi janë të rëndësishme, pavarësisht sa ditë kanë luftuar, dhe zotohet se asnjë rast nuk mund të kenë qenë më shumë se 20 mijë luftëtarë.

 “Edhe nëse vetëm tri ditë ke qëndruar në luftë, ti ke qenë i gatshëm të japësh jetën për vendin tënd. Qoftë edhe një ditë. Njoh shumë dëshmor që janë vrarë që në ditën e parë të luftës. A me ja kontestua a? Prandaj nuk flas për kohë sa kanë qenë, por kush ka qenë në luftë”, ka thënë ai.

Selimi tregon sa luftëtarë kanë qenë. Sipas tij, nuk kalon asesi numri 20 mijë.

“Askush nuk mund ta përcaktoj me saktësisht, por me përafërsi e dinë të gjithë, e sidomos ata që kanë pasur detyra ushtarake në luftë, E patjetër edhe unë e di, sepse kam pasur detyra të tilla. Kam qenë drejtues i drejtorisë operative në kohën e formimit të njësive operative, në shtatë zona. Madje jo rrallë herë kam me e thënë se numri i tyre as në mobilimin më të lartë nuk e ka kaluar 20 mijëshin”, tha ai.

Kishte deklaruar një kohë se secili që del më shumë se 20 mijë, ai do e paguan. Në Oxygen e ripërsëriti, se duke qenë i sigurt se nuk ka fakte që kanë qenë mbi 20 mijë persona, është i gatshëm të paguajë./ OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu