Rexhep Selimi tregon pse është në ‘listën e zezë’ të SHBA-së

0
185

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, një ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, Rexhep Selimi në emisionin Oxygen Show te Besim Dina ka pranuar se është në listën e zezë të SHBA-së.

Madje ai ka thënë se i vjen keq që është në të ngase është vështirë të dilet.

Duke shpjeguar çka është kjo listë, ka treguar arsyen pse ndodhet aty.

 “Në vitin 2001, quhet lista ekzekutive e Presidentit të Amerikës kështu diçka. Më vjen keq që jam në listë, se është lehtë me hy, e vështirë me dal. Jam nga vitit 2001, kur ka ndodhur lufta në Maqedoni, supozoj që është për këtë, por kjo nuk manifeston armiqësi as nga ana ime për SHBA-në, mendoj që nuk ka shqiptar që nuk e donë Amerikën, dhe anasjelltas. Nuk është listë e armiqve të SHBA-së. Ndodhin situata të tilla, nuk më vjen mirë, por nuk reflekton asnjë diçka të vogël që unë mund të ndryshoj opinionin tim për Amerikën”, ka thënë Selimi në Oxygen Show.

Kur u pyet pse i është mbyllur profili që kishte në rrjetin social në Facebook, tha se ngase ka postuar gjëra gabimisht./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu